Qindra hektarë të përmbytura nga vërshimet

Ekonomi

Qindra hektarë të përmbytura nga vërshimet

Më: 19 prill 2014 Në ora: 21:28

​Shirërat e pandërprera kanë ndikuar që të rritet niveli i lumit Silnica, e cila në lokacione të caktuara ka dalur nga shtrati i saj për të vërshuar sipërfaqe të mëdha të tokës bujqësore, të mbjellura me kultura të ndryshme bujqësore.

Më të rrezikuara nga vërshimet janë fshatrat: Prelluzhë, Nadakovc, Pestovë, Druarë, gjersa nga përrockat e ndryshme ka vërshime në fshatrat Stanovc, Dumnicë, Maxhunaj, Mihaliq, Studime dhe Begaj. Dëmet konsiderohen të jenë të mëdha.

Zyrtarët komunal që nga mëngjesi janë në gjendje gatishmërie dhe po përballen me pasojat e këtyre vërshimeve, njëkohësisht kompania e kontraktuar nga Komuna e Vushtrrisë “Hysi” është e angazhuar me tërë mekanizmin që ka për zvogëlimin e dëmeve.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat