KDI: Ministria Infrastukturës dëmtoi buxhetin për 8 mln euro

Ekonomi

KDI: Ministria Infrastukturës dëmtoi buxhetin për 8 mln euro

Më: 19 prill 2014 Në ora: 15:21


8 milion euro i janë shkaktuar humbje buxhetit të Kosovës në vetëm një tenderë për mirëmbajtje të rrugëve nga ana e Ministrisë së Infrastrukturës, vlerëson Instituti Demokratik i Kosovës
Në hulumtimin e bërë për dy vite me radhë nga KDI-ja në tenderët e kësaj ministrie janë vë në pah shumë parregullsi sikurse është mos transparenca , rritja e vlerës së tenderëve dhe dallimet e çmimeve për tenderë të njëjtë.

Jusuf Zejna nga ky institut ka thënë se gjatë hulumtimeve kanë hasur në vështirësi të shumta për shkak të ndërprerjes së bashkëpunimit të Ministrisë së Infrastrukturës.

Të vetmit tenderë sipas Zejnës të cilët janë monitoruar nga KDI-ja janë kryesisht të mirëmbajtjes ndërsa qasje nuk kanë pasur në tenderë më të ndjeshëm.

Zejna pohon se për këtë nuk kanë mundur të vërtetojnë nëse rritja e vlerës së tenderëve është bërë me qëllim nga ministria dhe operatorët ekonomi. Sipas tij qasje nuk kanë pasur as në ofertat e operatorëve ekonomik.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat