Shqipëria do të importojë 1 miliardë euro energji nga Rumania

Ekonomi

Shqipëria do të importojë 1 miliardë euro energji nga Rumania

Më: 19 prill 2014 Në ora: 13:00

Shqipëria është angazhuar të importojë nga Rumania një miliard euro energji elektrike në vit. Shuma qe do te shpenzohet per import eshte thuajse gjysma e konsumit te energjise ne vend. Lajmin e jep Agjensia rumune Agerpres, duke iu referuar burimeve qeveritare rumune.
Agjensia shkruan se Qeveria shqiptare dhe ministri rumun i Ekonomisë, Konstantin Niça, kanë rënë dakord në parim për një kontratë për shitjen e energjisë elektrike nga Rumania për në Shqipëri me vlerë një miliard euro në vit, (print)
Detajet e kontratës dhe origjina e burimeve te energjise ende nuk jane percaktuar, por do te diskutohen së shpejti. Agjensia rumune e lajmeve bën të ditur se importi prej një miliard euro, do të thotë një sasi importi prej 2.5 milionë megavatorë energji elektrike në vit. Niveli ky shumë më I lartë se importi I energjisë së këtyre viteve të fundit sipas të dhënave te Institutit Shqiptar të Statistikave. Në bilancin e energjisë, importi i vitit të kaluar, ku janë përfshirë edhe këmbimet ishte 2.3 milionë megavatorë, ndërsa importi neto ishte sa vetëm 7% e importit të planifikuar nga Rumania. Per një krahasim më të saktë, importi i pritshëm nga Rumania është sa gati gjysma e energjisë qe konsumohet në vend. Sipas Institutit të statisitkave, vitin e kaluar konsumatorët shpenzuan 4.5 milionë megavatorë energji. E ndërsa detajet janë ende të paqarta për shqiptarët, pikepyetja është: cfarë do të bëhet me prodhimin vendas. A nuk synojnë investimet në hece rritje të prodhimit?! E për më tepër, importet do të kufizohen vetëm me Rumaninë, apo edhe nga tregje të tjera?!

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat