E-qeverisja, projekti vazhdon dhe tre vitet e arshshme

Ekonomi

E-qeverisja, projekti vazhdon dhe tre vitet e arshshme

Më: 18 prill 2014 Në ora: 17:45

Projekti “e-Qeverisja në Komunat e Kosovës” ka filluar në vitin 2011 dhe pritet të vazhdoj edhe për tri vitet e ardhshme. Projekti financohet nga Ministria e Punëve te Jashtme te Norvegjisë në bashkëpunim me Asociacionit Norvegjez të Autoriteteve Lokale dhe Regjionale, Asociacionin e Komunave të Kosovës, Ministrinë e Administratës Publike (MAP) dhe Ministrinë e Administrimit e Pushtetit Lokal.

OJQ KS-Kosova si partner lokal i Asociacionit Norvegjez të Autoriteteve Lokale dhe Regjionale organizoi konferencën një ditore me temën “Statusi dhe e ardhmja e e-Qeverisjes Lokale në Kosovë”. Kjo konferencë u mbajt të mërkurën me datë 16 Prill në Hotelin “Emerald”.
Në pjesën hyrëse të konferencës kanë prezantuar Ambasadori Norvegjez në Kosovë Jan Braathu, Naim Ismajli Kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës njëherit edhe kryetar i komunës së Shtimës, Kujtim Gashi nga Agjensioni i Shoqërisë së Informacionit, nga Ministria e Administratës Publike Engin Melekoglu nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal Besim Kamberaj.
Nga organizata joqeveritare “ OJQ Kosova” Bujar Ejupi ka prezantuar projektin dhe fushat ku projekti ka dhënë përkrahjen për e-Qeverisjen lokale dhe ka prezantuar studimin në lidhje me nivelin e implementimit të Agjendës Dixhitale Lokale (ADL) në Komunat e Kosovës, si dhe fushat ku komunat kanë shënuar progres në realizmin e rekomandimeve të dala nga Agjenda Dixhitale Lokale.
Me pas z. Xhemë Binaku, Drejtor i Administratës në komunën e Drenasit si dhe kryesues i kolegjiumit të Drejtorëve të Administratës në Kosovë, ka shpalosur identifikimin e nevojave për përkrahje të nivelit lokal për zhvillim e ardhshëm të e-Qeverisjes.
z. Svein Erik Wilthil nga Asociacioni i Norvegjez i Autoriteteve Lokale dhe Regjionale ka prezantuar mundësitë për vazhdimin e projektit “e-Qeverisja në Komunat e Kosovës”.
Konferenca ka vazhduar me prezantimet nga z. Besim Kamberi MAPL, një fjalim nga
z. Sazan Ibrahimi Drejtor në Asociacionin e Komunave të Kosovës dhe diskutime të hapura me pjesëmarrësit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat