Ministria e Financave e gatshme për bashkëpunim me shoqërinë civile

Ekonomi

Ministria e Financave e gatshme për bashkëpunim me shoqërinë civile

Më: 17 prill 2014 Në ora: 17:59

Ministri Besim Beqaj në prezantimin publik të “Indeksit Kosovar të Shoqërisë Civile”, ka theksuar gatishmërinë e Qeverisë së Republikës së Kosovës , respektivisht Ministrisë së Financave për të bashkëpunuar dhe përkrahur drejtpërdrejtë organizatat e Shoqërisë Civile.

Ministri Besim Beqaj në prezantimin publik të “Indeksit Kosovar të Shoqërisë Civile”, të organizuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF), përgëzoj organizatorët për prezantimin e këtij studimi, i cili sipas tij përmban informacione të detajuara sa i përket organizimit, funksionimit dhe financimit të organizatave të shoqërisë civile në Kosovë.

“Ky hulumtim do ti shërbejë edhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për të vlerësuar përkrahjen e mëtejme për sektorin e shoqërisë civile në Kosovë dhe në tërësi për bashkëpunimin me organizatat e shoqërisë civile. Me ngritjen e kapaciteteve të shoqërisë civile në Kosovë, edhe Qeveria do të ketë një partner serioz, që do të ndihmojë drejtpërdrejtë në hartimin dhe implementimin e politikave dhe prioriteteve qeveritare”, tha ministri Beqaj.

“Qeveria e Republikës së Kosovës gjatë viteve të fundit e ka rritur përkrahjen për organizatat e shoqërisë civile në Kosovë, duke përfshirë këtu edhe përkrahjen financiare, gjë e cila evidentohet edhe në raportin e juaj dhe ku potencohet se mbi 20% e përkrahjes financiare për organizatat e shoqërisë civile në Kosovë vjen nga sektori publik në nivelin Qendror dhe atë lokal” .

“Raporti potencon se mungojnë rregulla specifike përmes të cilave do të përcaktohej mënyra e dhënies së donacioneve për organizatat e shoqërisë civile nga ana e autoriteteve publike edhe pse kemi një bazë ligjore e cila e rregullon, lejon mundësinë e dhënies së donacioneve, mbi bazën e të cilës edhe aktualisht institucionet publike bëjnë ndarjen e donacioneve për organizatat e shoqërisë civile”.

Ai tha se Ministria e Financave e sheh si shumë të rëndësishme nxjerrjen e akteve nënligjore ku do të definoheshin në mënyrë të qartë kriteret për ndarjen e fondeve publike për organizatat e shoqërisë civile.

“Po ashtu, ne do të analizojmë mundësinë ligjore për të bërë identifikimin e ndarjeve buxhetore të cilat janë të dedikuara për organizatat e shoqërisë civile”.

I Pari i Ministrisë së Financave bëri të ditur se Ministria që udhëhiqet nga ai ka qenë pjesë e grupeve të përbashkëta punuese në hartimin e strategjisë Qeveritare për bashkëpunim me Shoqërinë Civile dhe përveç përkrahjes financiare, bashkëpunimi me organizatat e shoqërisë civile gjatë viteve të fundit është më domethënës në kuptimin e angazhimit të tyre në hartimin e politikave publike, përmes proceseve të konsultimit publik dhe pjesëmarrjes së drejtpërdrejtë në këtë proces.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat