Mustafa viziton Kompleksin “Trepça”

Ekonomi

Mustafa viziton Kompleksin “Trepça”

Më: 17 prill 2014 Në ora: 17:11

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka vizituar sot Kompleksin “Trepça” në Stan Tërg të Mitrovicë, dhe u njoftua për kushtet e punës së minatorëve.

Kryetari Mustafa ka thënë se minatorët ata që kanë bërë kthesën e madhe të Kosovës drejt shtetit të pavarur.
Gjithashtu, Mustafa ka thënë se “Trepça” meriton dhe do të ketë mbështetjen e plotë për t’i ngritur kapacitetet dhe për t’u bërë burim i zhvillimit ekonomik të mbarë Kosovës.

Sipas Mustafës, LDK-ja, e ka nxitur dhe e ka përkrahur në Kuvendin e Kosovës ndryshimin e Ligjit për ndërmarrjet publike, për ta hequr “Trepçën” nga lista e ndërmarrjeve që menaxhohen nga AKP-ja, për arsye se “Trepça” është resurs kombëtar i Kosovës dhe nuk guxon të rrezikohet nga privatizimi.


Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat