Pacolli: Kërkova aeroportin e Kukësit e portin e Shëngjinit, Rama s`më dha përgjigje

Ekonomi

Pacolli: Kërkova aeroportin e Kukësit e portin e Shëngjinit, Rama s`më dha përgjigje

Më: 17 prill 2014 Në ora: 16:43

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli ka thënë se pas takimit të mbajtur dje në Kukës mes dy kabineteve qeveritare të Shqipërisë dhe Kosovës ka kërkuar kryeministri i Shqipërisë Edi Rama funksionimin dhe një doganë të vetme për lehtësimin e Bizneseve.

“Kërkova funksionimin e aeroportit të Kukësit, Portit Detar të Shëngjinit, hekurudhën Shqipëri-Kosovë, një doganë të vetme dhe heqjen e çmimeve të referenceës dhe lehtësi për biznesin”, ka thënë Pacolli.

Sipas Pacollit, kryeministri Rama nuk i është përgjigjur fare. “Zoti Rama nuk dha përgjigje për aeroportin dhe Shëngjinin”, ka shkruar në Facebook Pacolli.A.M

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat