Hapet panairi i parë “ProBiznes 2014” organizuar nga ProCredit Bank

Ekonomi

Hapet panairi i parë “ProBiznes 2014” organizuar nga ProCredit Bank

Më: 16 prill 2014 Në ora: 16:12

ProCredit Bank bëhet banka e parë në Kosovë që organizon një panair për klientë biznesi në qendër të Prishtinës në mënyrë që të kontribuoj në zhvillimin dhe promovimin e bizneseve Kosovare, posaçërisht prodhuesve vendorë.

Qëllimi kryesor i këtij panairi është që klientëve pjesëmarrës ti jepet edhe një përkrahje shtesë nga ana e bankës ku bizneset do të kenë edhe një mundësi tjetër që të promovojnë produktet e veta në tregun e Kosovës.

Pjesëmarrës në këtë panair janë 80 biznese nga e gjithë Kosova me veprimtari të ndryshme si: Materiale ndërtimore, sisteme dhe pajisje ndërtimi, dyer dhe dritare, bujqësi dhe blegtori, produkte ushqimore dhe tregti etj.

Panairi do të jetë i hapur për vizitorë edhe me datë 17 prill nga ora 10:00 deri ne ora 19:00.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat