Bie blloku B1, rëndohet furnizimi me energji elektrike

Ekonomi

Bie blloku B1, rëndohet furnizimi me energji elektrike

Më: 16 prill 2014 Në ora: 12:45

Kompania për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike (KEDS) ka bërë të ditur se sot në orët e hershme të mëngjesit, është lajmëruar që KEK është detyruar ta nxjerrë bllokun B1 nga prodhimi si pasojë e problemeve teknike.

Furnizimi me energji elektrike është rënduar si pasojë e rënies nga prodhimi të njësisë B1. KEK konfirmon se blloku pritet të rikthehet në prodhim gjatë mesnatës.

KEDS njofton se ka bërë përpjekjet maksimale që të sigurojë energji shtesë për konsumatorët. Këtë e ka arritur dhe e ka blerë të gjithë energjinë në dispozicion e cila nisë të importohet nga ora 13:00, kur priten të zvogëlohen ndjeshëm reduktimet.

Sasia e mjaftueshme sipas KEDS-it ishte e pamundur të sigurohet sepse nuk ka energji as në tregun rajonal. Arsye është rritja e kërkesës për shkak të ftohjes së papritur të motit.

Përkeqësimi i motit të njëjtën kohë ka shkaktuar rreth 60 prishje në tërë territorin e vendit.

Punëtorët e KEDS kanë dal menjëherë në terren dhe me përkushtimin më të madh po e sanojnë secilën prishje. KEDS kërkon ndjesë ndaj konsumatorëve për këtë situatë të rënduar dhe i siguron konsumatorët që po bën maksimumin që të ofrojë shërbime sa më kualitative.

Në vazhdën e kësaj janë investimet në rrjetin e shpërndarjes që po bëhen në tërë territorin e vendit. Por, KEDS ka trashëguar rrjetin e shpërndarjes shumë të vjetruar dhe kthimi i tij në gjendje të normale merr kohë më të gjatë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat