FAO: Emetimet e gazrave serrë nga bujqësia janë rritur

Ekonomi

FAO: Emetimet e gazrave serrë nga bujqësia janë rritur

Më: 16 prill 2014 Në ora: 10:55

Nga bujqësia e deri te pylltaria e peshkataria, emetimet bujqësore të gazrave serrë pothuajse janë dyfishuar në 50 vjetët e fundit dhe mund të rriten edhe për 30 për qind deri më 2050, thonë shifrat e fundit të publikuara nga Organizata për Ushqim dhe Bujqësi (FAO) e Kombeve të Bashkuara.

“Të dhënat e reja të FAO-s paraqesin burimin më të plotë të informatave për kontributin e bujqësisë në ngrohjen globale”, thotë Francesco Tubiello nga Divizioni i agjencisë për Klimë, Energji dhe Mbajtje.

Për herë të parë, FAO ka përdorë databazën e saj FAOSTAT për emetime për të matur emetimet e gazrave serrë nga bujqësia, pylltaria dhe shfrytëzimet tjera të tokës.

Emetimet nga prodhimtaria e të mbjellave dhe kafshët është rritur më 2001 nga 4.7 miliardë tonë dyoksid karboni në më shumë se 5.3 miliardë tonë më 2011 – një rritje kjo prej 14 për qind.

“Kjo rritje ka ndodhur kryesisht në vendet në zhvillim, si pasojë e rritjet së përgjithshme të prodhimit bujqësor”, thotë FAO.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat