Suficiti tregtar i Eurozonës arrin në 13.6 miliardë euro

Ekonomi

Suficiti tregtar i Eurozonës arrin në 13.6 miliardë euro

Më: 16 prill 2014 Në ora: 08:34

Sipas statistikave të publikuara të martën nga Zyra e Statistikave e BE-së (Eurostat), gjatë muajit shkurt Eurozona pati një suficit tregtar prej 13.6 miliardë eurosh, nga 9.8 miliardë që ishte vitin e kaluar.

Të dhënat tregojnë se, pas rregullimit sezonal, eksportet nga Eurozona në shkurt u rritën me 1.2 për qind në krahasim me janarin, ndërsa importet 0.6 për qind.

Eurozona doli nga recesioni në tremujorin e dytë të vitit të kaluar. Komisioni Europian parashikon se sivjet ekonomia e Eurozonës do të rritet.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat