OBT: Tegtia botërore në 2014 do të rritet për 4.7 për qind

Ekonomi

OBT: Tegtia botërore në 2014 do të rritet për 4.7 për qind

Më: 15 prill 2014 Në ora: 08:06

Organizata Botërore e Tregtisë publikoi të hënën një raport, ku thuhet se në vitin 2014 tregtia botërore parashikohet të rritet 4.7 për qind, shifër kjo dyfish më e lartë se vitin e kaluar, por ende më e ulët se niveli mesatar 5.3 për qind në 20 vitet e fundit.

Sipas OBT-së, në vitin 2014 ekonomia globale u përball jo vetëm me rrezikun e rënies, por edhe me potencialin e zhvillimit.

Kjo ndodhi për shkak se ekonomitë kryesore nuk janë ende të forta, përfshi edhe vendet ku është regjistruar rritje, vende këto që kanë përkrahur pjesën tjetër të ekonomisë botërore.

Një faktor tjetër është se rritja e ekonomive në zhvillim u ngadalësua për shkak të ndikimeve të jashtme.

Organizata Botërore e Tregtisë bëri të ditur gjithashtu se rimëkëmbja e ekonomisë amerikane ka shfaqur shenja pozitive dhe se BE-ja e ka hedhur pas krahëve periudhën e saj më të zymtë. Këto sinjale pritet të sjellin ndikim pozitiv për zhvillimin e ekonomisë botërore.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat