Ogata premton investime në sektorin minerar në Kosovë

Ekonomi

Ogata premton investime në sektorin minerar në Kosovë

Më: 14 prill 2014 Në ora: 10:20

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka takuar ish- komisionerën e lartë për refugjatë UNHCR , Sadako Ogata si dhe aktualisht presidente e nderit e Agjencisë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA.)

Në këtë takim kryeministri Thaçi e ka njoftuar Ogata për zhvillimet e fundit në Republikën e Kosovës, si dhe kërkoi hapjen e zyrës së JICA- s në Kosovë, në mënyrë që të përkrahen më tepër bizneset kosovare dhe ato Japoneze.

Ndërsa Ogata ka thënë se puna e JICA-s në Kosovë do të zgjerohet në sektorin minerar, në promovimin e investimeve japoneze, si dhe në përkrahjen e bizneseve kosovare, që prodhojnë prodhimeve vendore. A.M

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat