FMN: Ekonomia po e merr veten

Ekonomi

FMN: Ekonomia po e merr veten

Më: 13 prill 2014 Në ora: 17:18

Shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde, tha se “reformat e pamjaftueshme strukturore nga vendet anëtare dhe shtimi i tensioneve gjeopolitike për Ukrainën janë rreziku më i madh për shërimin e ekonomisë botërore”.
Në fund të takimit të FMN-së dhe Bankës Botërore, Christine Lagarde u shpreh besimplotë se “megjithëse me hapa të ngadalta, ekonomia botërore po e merr veten”.
Fondi Monetar Ndërkombëtar nënvizoi angazhimin për multilateralizmin, si dhe për zhvillimin e një ekonomie të qëndrueshme dhe pro-ambientit. Por, për të arritur objektivat, FMN duhet të zbatojë reformat qeverisëse, për të cilat është rënë dakord në vitin 2010.
Për këtë, FMN përsëriti thirrjen për Kongresin amerikan për të ratifikuar reformat në fund të këtij viti.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat