Fakte të reja për projektin “Radika”

Ekonomi

Fakte të reja për projektin “Radika”

Më: 13 prill 2014 Në ora: 14:38

Projekti “Radika” megjithe perpjekjet e ambjentalisteve dhe banoreve te Dibres se Madhe, per ta penguar, duket se po merr zbatim konkret. Ne territorin e Fushe se Lukoves, qeveria maqedonase ka shtuar lartesine e digave, cka tregon per mbledhjen e sasise se ujit nga Bjeshket e Korabit. Nderkohe kjo zone po ruhet me forca te policise.

Rritja me mbi 3 metra e diges ne pjesën lindore të liqenit të Mavrovës pranë fshatit Leunovo tregon qartë se
në kete liqen pritet që të shtohet sasia e ujit të Radikes, që vjen nga Bjeshket e Korabit . Punimet për lartësimin e digës janë bërë gjate vitit 2013, ndërsa qeveria e Maqedonisë, nuk pranoi se po kryhen punime.
Punime nuk janë kryer vetëm këtu. Banorët e Dibrës thonë se kanë parë të shkojnë mjete kamione, fadroma në Bjeshkët e Strazimirit dhe të Korabit. Dyshimet se ne kete zone po punohet fshehurazi, vijne pasi zona edhe pse eshte e pak e banuar ruhet me rreth 30-40- forca policore, dhe nuk lejojne te shkohet.
Qytetarët e Dibrës dhe të Rekës dyshojnë se projekti ne Fushen e Mavroves, qe parashikon devijim te ujërave te Radikes, përveç dëmit mjedisor do të sjellë edhe një migrim tjeter të pupullsisë dhe për pasojë zona e Rekës do të asimilohet plotësisht.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat