Shëngjini gati për sezonin e ri turistik

Ekonomi

Shëngjini gati për sezonin e ri turistik

Më: 13 prill 2014 Në ora: 12:38

Shëngjini është i gatshëm për të pritur turistë për sezonin e ri turistik. Zyrtarët komunalë kanë bërë me dije se rruga e Kunes dhe rrjeti i kanalizimeve do të jenë gati brenda muajit qershor.

Për kreun e komunës Salvador Kaçaj, përmirësimi i vazhdueshëm i infrastrukturës, shërbimeve dhe mbi të gjitha pastërtia e ujit dhe rërës janë elementë që po e kthejnë këtë bregdet në njërin ndër më të frekuentuarit në vend.

Shëngjini është një destinacion turitik, magjia e së cilit po magjeps gjithnjë e më shumë turistë vendas dhe të huaj.

Kryetari i komunës shprehet se në këtë sezon kushtet do të jenë më të mira dhe se është punuar për një sezon sa më të këndshëm për të gjithë vizitorët.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat