Spiropali: Është koha që të heqim barrierat artificiale

Ekonomi

Spiropali: Është koha që të heqim barrierat artificiale

Më: 11 prill 2014 Në ora: 18:33

Zbatimi i planit të përbashkët ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, marrëveshja e transitit, shkëmbimi elektronik i të dhënave, shkëmbimi i analizave laboratorike, kanë qenë tema të diskutimit të Drejtorit të Doganës së Kosovës, Lulzim Rafunës, me homologen e saj nga Shqipëria, Elisa Spiropali.
Pas takimit Spiropali së bashku me Rafuna vizituan edhe fabrikën Vipa çips në Pestovë, për t’u informuar më tepër rreth çështjeve të ndryshme lidhur me eksportin dhe importin e kësaj kompanie.

Me këtë rast Rafuna tha se qëllimi i vizitës në kompaninë Pestova është për të parë se çka mundemi të bëjmë lidhur me ndihmën që në mund të japim biznesit ashtu që të reduktojmë shpenzime dhe në kohën e qarkullimit të mallrave në të dy drejtimet”.

Nga ana tjetër znj. Spiropali theksojë se ka bashkëpunim shumë të mirë me Doganën e Kosovës kurse tani është koha që të heqim barrierat artificiale që pengojnë tregtinë e ligjshme ashtu që të dy vendet të forcohen në aspektin ekonomik. Ne duhet të ju japim mundësi prodhuesve që të përparojnë. Dua të dëgjoj kritika dhe çështje konkrete ashtu që ne të mund të ju adresohemi me zgjidhje.

Kurse kryetari i Odës Ekonomike të Kosovë, Safet Gërxhaliu theksojë se bashkëpunimi në mes të dy doganave është shembull i raporteve ndër institucionale, tanimë është koha që të mos jemi të ngarkuar me folklorizëm por duhet t’i hapim rrugën bashkëpunimit ekonomik sepse kështu mund të përshpejtohen integrimet ashtu që të eliminojmë barrierat në mes të dy shteteve.

Drejtori i kompanisë Pestova Bedri Kasumi falënderojë për vizitën e sotshme gjithashtu theksojë se raportet në mes Kosovës dhe Shqipërisë nuk duhet të jenë në frymën e konkurrencës por duhet të plotësojnë njëra-tjerën.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat