Gjermania e gatshme për partneritet të ngushtë ekonomik me Kosovën

Ekonomi

Gjermania e gatshme për partneritet të ngushtë ekonomik me Kosovën

Më: 11 prill 2014 Në ora: 18:24

Kosova do të bëjë çdo gjë që është në mundësinë e saj për të krijuar kushte të favorshme për ardhjen e investitorëve potencial, me çka promovohet dhe ecet përpara, zhvillimi ekonomik të vendit.
Kështu ka thënë Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli, gjatë takimit me Ministrinë Federale të Ekonomisë dhe Energjisë me ç’rast është takuar me edhe me Claudia Dorr-Voss – Drejtoreshë e Përgjithshme për Politika Evropiane si dhe me z.Helge Tolksdorf – Drejtor për politika te zgjerimit të BE-së, Evropën Juglindore dhe Turqi, në kuadër të vizitës në Berlin të Gjermanisë.

Sipas një njoftimi nga zyra për informim e MZHE-së, zyrtarët gjermanë kanë falenderuar ministrin Ismajli për punën e tij dhe kanë inkurajuar për vazhdimin e ritmit të deritashëm, sidomos në projektet si Kosova e Re, Trepça, Brezovica.

Gjithashtu, ministri Ismajli ka theksuar se pret dhe vlerëson angazhimin e Qeverisë dhe të kompanive gjermane në Kosovë.

Në këtë takim, Ismajli ka njoftuar partnerët gjermanë për zhvillimet e përgjithshme në fushën e ekonomisë të Koso vës me theks të posaçëm për projektet kapitale në energji, respektivisht progresin e shënuar në projektin e TC Kosova e Re, por edhe për projekte të tjera.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat