FMN: Ekonomia shqiptare përmirësohet falë Greqisë e Italisë

Ekonomi

FMN: Ekonomia shqiptare përmirësohet falë Greqisë e Italisë

Më: 11 prill 2014 Në ora: 12:59

Në përshpejtimin e rritjes së ekonomisë shqiptare, nga 2.1% këtë vit në mbi 3% vitin e ardhshëm, ndikim të madh do të japë rimëkëmbja e dy ekonomive fqinje, italisë e greqisë.
Sipas parashikimeve ekonomike të Fondit Monetar Ndërkombëtar ekonomitë greke e italiane, do të ecin me të njëjtin hap këtë vit duke u rritur vetëm 0.6%, por në në 2015-n, ato do të gjallërohen shumë më tepër.
Viti pritet të jetë shumë më i mirë për Greqinë, ekonomia e së cilës do të rritet gati 3%, ndërsa zhvillimi i asaj italiane do të jetë 1.1%.
Për herë të parë në këto vite tranzicioni, vitin e ardhshëm Italia mbetet pas Greqisë në zhvillimin ekonomik.
Gjithsesi, dinamika e përmirësuar italiane pritet të reflektohet pozitivisht në vendin tonë, si për lidhjet shumë të forta në tregti edhe në investimet private italiane këtu.
Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, me Italinë e Greqine zhvillojmë rreth 49% të tregtisë dhe një e treat e investimeve kanë pikërisht nga këto vende.
Nxitësat në eknomi pritet të vijnë pas gjithë efekteve negative që reflektuan tek ne borxhet publike të greqisë e italisë.
Mbetet për t’u parë sa do të rimëkëmben kompanitë, të cilave iu desh të mbyllnin dyert për më shumë se dy vite, për shkak të ndërprerjes së kontratave me klientët greke e italianë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat