Thaçi është takuar me disa drejtues të bizneseve lokale

Ekonomi

Thaçi është takuar me disa drejtues të bizneseve lokale

Më: 8 prill 2014 Në ora: 22:12

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka njoftuar se është takuar me disa drejtues të bizneseve lokale.
Kryeministri Thaçi me drejtuesit e bizneseve ka biseduar se si do t’u ndihmojmë t’i rrisin bizneset e tyre, dhe të krijojnë më shumë vende pune.

"I ftova përkrahësit e mi në Facebook t’i propozojnë bizneset e tyre të parapëlqyera lokale. Sot kam takuar disa drejtues të këtyre bizneseve për të pirë kafe së bashku. Ishte një grup i mrekullueshëm… një agjent udhëtimesh, një dizajnere, pronarë të bizneseve të vogla dhe të tjerë. Biseduam për atë se si do t’u ndihmojmë t’i rrisin bizneset e tyre, dhe të krijojnë më shumë vende pune.Ju faleminderit përzemërsisht për këto sugjerime të shkëlqyeshme!",ka shkruar kryeministri në Facebook. A.M

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat