Mitrovicë, fabrika e parë e kërpudhave brenda 15 ditësh

Ekonomi

Mitrovicë, fabrika e parë e kërpudhave brenda 15 ditësh

Më: 8 prill 2014 Në ora: 20:35

Brenda 15 ditësh pritet të nisë ndërtimi i njërës nga fabrikat e premtuara nga kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri.
Ai është zotuar se që nga muaji shtator në këtë fabrikë fillimisht do të nisin punën 350 qytetarë. Bahtiri ka thënë se fabrika do të ndërtohet në pronë private, për të cilat thotë se investitori është marrë vesh me pronarët e këtyre parcelave, të cilat ndodhen në zonën siç njihet Zhabar, raporton KTV.
Megjithëse gjatë fushatës parazgjedhore Bahtiri kishte premtuar 15 mijë vende pune brenda një mandati, ai thotë se për 4 vjetët e ardhshëm do të punësohen jo më shumë se 3500 qytetarë.

Bahtiri, i cili ka mbushur 100 ditë të qeverisjes në krye të qytetit që konsiderohet se ka shkallën më të lartë të papunësisë, ka thënë se ka shënuar rezultate pozitive, pasi sipas tij, ka sjellë disiplinë në komunë, ka zvogëluar shpenzimet si dhe ka pastruar qytetin nga mbeturinat.
Mirëpo, ish-kandidati për kryetar të Mitrovicës, Nexhmedin Spahiu, thotë se kryetari ka dështuar të vërë kontroll mbi urbanizmin e qytetit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat