Thaçi vizitoi Fabrikën e Tekstilit “Kosovatex”

Ekonomi

Thaçi vizitoi Fabrikën e Tekstilit “Kosovatex”

Më: 8 prill 2014 Në ora: 17:05

Kryeministri i së Kosovës, Hashim Thaçi ka vizituar sot Fabrikën e tekstilit “Kosovatex” në Prishtinë, ku është pritur në një takim nga menaxhmenti i kësaj fabrike.

"Sapo vizitova kompaninë “Kosovatex”. Kjo kompani kosovare punëson mbi 300 punëtorë. Bisedova me ta rreth punës që bëjnë. Ata qepin xhinse shumë të mira që vishen nga njerëz në mbarë Europën. Është pikërisht ky lloji i bizneseve që ne do të mbështesim përmes Fondit të Punësimit", ka thwnw kryeministri Thaçi.

Gjithashtu, kryeministri Thaçi, i shoqëruar nga drejtori i Grupit Ekolog për rajonin, Abdylmenaf Bexheti kanë vizituar repartet prodhuese të veshjeve dhe janë takuar me punëtorët e fabrikës.A.M

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat