Modeli gjerman garanci për të ardhmen e Kosovës

Ekonomi

Modeli gjerman garanci për të ardhmen e Kosovës

Më: 8 prill 2014 Në ora: 16:38

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli ka pritur në takim Wilhelm Hicking, kryetar i Odës Ekonomike në Dortmund të Gjermanisë, i shoqëruar nga Franc Musolli koordinator i projektit për partneritet për Arsim Professional në Kosovë dhe Safet Gërxhaliu, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës.

Gjatë takimit u bisedua për avancimin e bashkëpunimit në fushat që mbulohen nga MZHE, ndërsa në fokus ishte iniciativa e kësaj ode për shkollimin e 25 të rinjve kosovarë në Gjermani në fushat si: mekatronika, elektronika, menaxhim etj, si dhe mundësia e bartjes të përvojës së tyre akademike dhe profesionale në Kosovë.

Ministri Ismajli ka shtuar se investimi në rritjen e kapaciteteve njerëzore është mjaft i rëndësishëm duke e cilësuar si investimin me normën më të lartë të kthimit, ndërsa vlerësoi lartë interesimin e kësaj ode gjermane për të mbështetur Kosovën në këtë aspekt.

Ndryshe, Oda Ekonomike Gjermane ka mbështetur Qendrën e Inovacionit në Drenas, ndërkaq po planifikon ta mbështes Qendrën e Trajnimit të KEK-ut me qëllim të ngritjes së niveli të cilësisë dhe profesionalizmit, me çka në këto dy qendra certifikimi dhe licencimi do të bëhet sipas standardeve evropiane.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat