Një miliardeshi, u ndahet bizneseve me "performancë të lartë"

Ekonomi

Një miliardeshi, u ndahet bizneseve me "performancë të lartë"

Më: 5 prill 2014 Në ora: 19:05

Kryeministri i Republikës së Kosovës, i shoqëruar nga ministri i Financave, Besim Beqaj, ministri i Tregtisë dhe Industrisë Bernard Nikaj dhe kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës Safet Gërxhaliu, vizitoi Parkun Industrial në Drenas.
Me këtë rast Kryeministri Thaçi vizitoi firmat prodhuese të ashensorëve, të përpunimit të letrës dhe atë të barnave dhe medikamenteve. Ai u interesua për kushtet e punës dhe plasmanin e produkteve të tyre.
Thaçi u nda i kënaqur me atë që pa dhe ta se “me të vërtet jam jashtëzakonisht krenar duke parë punën e këtyre njerëzve të biznesit këtu në qendrën e biznesit kosovarë në Drenas. Tani këtu janë hapur shumë biznese të reja, biznese këto drejtëpërdrejtë në prodhim, biznese që kanë hapur vende të reja të punës”.

Më tej, Kryeministri tregoi se fondi prej një miliard eurosh, do të ndahet për bizneset me performanca të mira.
“Këtu janë krijuar vendet e reja të punës dhe në të njëjtën kohë do të theksoi se me të gjitha afaristët që i takova sot së bashku me ministrat dhe me kryetarin e Odës Ekonomike diskutuam edhe për mundësinë që gjithë këta të jenë përfitues potencial nga Fondi i punësimit dhe zhvillimit, një fond prej një miliard eurosh. Sepse kanë një performancë shumë të mirë, janë drejtë për drejtë në prodhim, kanë krijuar vende të reja të punës në të njëjtën kohë paguajnë punëtorët shumë mirë, prandaj do të jenë përfitues potencial të Fondit për punësim dhe zhvillim. Nga ky fond do të fitojnë të gjithë ata njerëz të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme por edhe ndërmarrjeve të mëdha që me të vërtetë kanë performancën e mirë, janë në prodhim dhe krijojnë vende të reja të punës. Qeveria do të mbështesë plotësisht këto ndërmarrje”, tha kryeministri Thaçi.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat