Fuqizohet bashkëpunimi Kosovë - Luksemburg

Ekonomi

Fuqizohet bashkëpunimi Kosovë - Luksemburg

Më: 4 prill 2014 Në ora: 15:15

Ministri i Zhvillimit Ekonomik (MZHE) Fadil Ismajli ka pritur në një takim Ambasadorin e Mbretërisë së Luksemburgut në Prishtinë, Pierre Weber me të cilin ka diskutuar për bashkëpunimin bilateral mes dy vendeve dhe fuqizimin e tij me fokus të veçantë sektorin e ujërave.
Ministri Fadil Ismajli e ka informuar ambasadorin Weber për të arriturat e Kosovës në rrugëtimin e saj drejt perspektivës Evropiane, duke shtuar se Kosova tashmë gjendet në rrugë të mirë drejt përmbushjes së kritereve karshi BE-së.

Gjithashtu, gjatë takimit janë prezantuar projektet që financohen nga Luksemburgu në fushën e aftësimit profesional, shëndetësisë, ujësjellësit si dhe mundësitë për investime në këta sektorë edhe në të ardhmen.

Ministri Ismajli dhe ambasadori Weber janë dakorduar për bashkëpunimin e mëtejmë në mes dy vendeve me fokus sektorin e ujërave, i cili është cilësuar si fushë e një rëndësie të veçantë, po pa lënë anash as sektorët tjerë që mbulon MZHE.

Nga ana e tij, Ambasadori i Mbretërisë së Luksemburgut në Prishtinë, Pierre Weber ka vlerësuar marrëdhëniet e mira mes dy vendeve dhe ka konfirmuar mbështetjen e vendit të tij për projektet zhvillimore dhe perspektiven Evropiane të Kosovës.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat