Nis hedhja e trarëve të urës më të madhe në Autostradën e Kosovës “Ibrahim Rugova”

Kosova

Nis hedhja e trarëve të urës më të madhe në Autostradën e Kosovës “Ibrahim Rugova”

Më: 3 qershor 2013 Në ora: 14:44

Sot Bechtel Enka GP ka realizuar me sukses instalimin e transportuesit dhe hedhjen instalimin e trarit të parë të urës më të madhe në projektin e Autostradës së Kosovës, Rruga 7 “Ibrahim Rugova”.
Ekipi i Bechtel - Enka (GP) Departamenti i Strukturave ka nisur sot një prej aktiviteteve më të rëndësishme në urën 750 metër te gjatë e cila kalon mbi zonën industriale dhe konsiderohet zemra e autostradës. Për përfundimin e plotë të kësaj ure do të nevojitet instalimi i 114 trarëve të gjatësisë 38 metra dhe me peshën prej 160 ton. Kjo ure ndodhet ne seksionin 8 te autostradës. Momentalisht po punohet me intensitet të plotë në seksionet e mbetura të projektit, 7-8 dhe 9.
Deri ne këto momente janë ndërtuar në total nga departamenti i strukturave 14 Ura 20 Mbikalime, 16 Nënkalime ndërsa deri në përfundim te projektit janë për tu përfunduar edhe 11 Mbikalime dhe 6 Nënkalime.
Projekti I Autostradës së Kosovës nisi punimet ne Prill 2010 dhe deri tani ka realizuar me sukses hapjen para afateve të 61 Km te Autostradës se Kosovës.
Mbi 700 kompani lokale janë angazhuar në projekt për ndërtimin me sukses të kësaj vepre madhore infrastrukturore të parës se llojit të saj në Kosovë.
Projekti I Autostradës së Kosovës, Bechtel - Enka (GP) ketë vit kanë fituar çmimin Global “Projekti me i Mire”, duke konkurruar në kategorinë e rrugëve të konkursit Botëror Projektet me te Mira, te organizuar per here te pare nga Engineering Neës Record (Regjistrimi i Lajmeve të Inxhinierisë Civile). Çmimet jepen për të nderuar projektet me të mira globale në fushën e ndërtimit dhe kompanitë që i projektuan dhe i ndërtuan ato në të gjithë botën.
Instalimin e pare ne Urën më të madhe në projekt e ndoqën nga afër dhe zyrtare të lartë të Ministrisë se Infrastrukturës.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat