Ekonomia amerikane rritet me 2%, më shumë se ç'parashikohej

Ekonomi

Ekonomia amerikane rritet me 2%, më shumë se ç'parashikohej

Më: 26 tetor 2012 Në ora: 21:22

SHBA-Ekonomia e SHBA u rrit përtej parashikimeve të ekspertëve gjatë 3-mujorit para shtatorit sipas shifrave zyrtare. Sipas Departamentit Amerikan të Tregtisë, ekonomia më e madhe e planetit u rrit me një vlerë vjetore prej 2% gjatë 3-mujorit të tretë.

Ky ndryshim erdhi si pasojë e rritjes së shpenzimeve nga qeveria. Këto shifra janë pjesët e fundit të pasqyrës ekonomike përpara zgjedhjeve presidenciale amerikane midis presidentit aktual, Barrack Obama, dhe kundërshtarit të tij Mitt Romney, të 6 nëntorit. Shpenzimet federale dhe investimet bruto u rritën me 9.6% në krahasim me 3-mujorin e kaluar, ndërsa shpenzimet për mbrojtjen kombëtare u rritën me 13%.

Vështirësitë

Gjatë një thatësire në SHBA, e cila ishte më keqja gjatë 50 vitesh, uli prodhimtarinë e fermave. Kjo ndikoi në shifrat e PPB duke ia ulur pikët me 0.4%, shprehet Departamenti Amerikan i Tregtisë. Me më shumë se 20 milion amerikanë të papunë dhe një borxh publik të stërmadh, ekonomia është bërë një temat qendrore të fushatës zgjedhore. Ekonomia e SHBA tashmë është në rritje duke filluar nga qershori i vitit 2009. Megjithatë sipas Paul Ashworth, kryekonomisti i Capital Economics, ekonomia nuk po rritet me ritme të atilla sa të mundësojë krijimin e punëve dhe të ulë numrin e papunësisë.

“Beteja ekonomike” e dy kandidatëve

Z. Romney e ka sfiduar shpesh rekordin e Presidentit Obama, duke thënë: Ne nuk kemi berë progresin që duhet të kishim bërë” ai vazhdon më tej jo pa shpoti: “Nëse presidenti do të rizgjidhej, ne do të arrinim në një borxh kombëtar prej $20 trilion. Kjo na vë në rrugë për në Greqi”. Kështu u shpreh kundërshtari i Obamës gjatë debatit të dytë presidencial. Presidenti Obama replikoi se Z. Romney nuk kishte një plan me 5 pika për të zgjidhur këtë rregulluar ekonominë por thjesht një plan me “1 pikë” duke i dhënë të kuptonte se e gjithë fushata e tij kapej thjesht në një aspekt të vetëm. Muajin e kaluar, papunësia në SHBA ra nga 8.1% në 7.8% Kjo është ulja më e madhe që nga janari i 2009 kur Z. Obama mori mandatin si Presidenti i SHBA.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat