Ekonomia

KE aprovon taksėn mbi transaksionet financiare

Bota Sot | 23.10.2012 17:43
KE aprovon taksėn mbi transaksionet financiare

10 vende tė BE-sė kanė kėrkuar aplikimin e njė takse tė pėrbashkėt

Komisioni Europian ka aprovuar kėrkesėn e 10 vendeve anėtare tė BE pėr vendosjen e taksės mbi transaksionet financiare. Komisionerėt europianė tė mbledhur nė Strasburg kanė aprovuar vendimin me tė cilin ka autorizuar vendet qe e kanė kėrkuar nė mbledhjen e fundit tė ministrave tė financave tė Europės pėr tė aplikuar njė taksė mbi transaksionet financiare. Sipas Brukselit nė fakt janė tė gjitha kushtet ligjore pėr njė taksė tė tillė. “Unė jam i kėnaqur qė 10 shtete anėtare kanė treguar vullnetin e tyre pėr tė marrė pjesė nė njė taksė tė pėrbashkėt, nė linjėn e propozimeve tė mėparshme tė Komisionit,” ėshtė shprehur presidenti i Komisionit Jose Manuel Barroso nė njė deklaratė. “Kjo taksė mund tė sigurojė miliarda euro tė ardhura, qė janė shumė tė rėndėsishme pėr shtetet anėtare nė kėto kohė tė vėshtira. Kjo ka tė bėjė me drejtėsinė: ne duhet tė sigurohemi qė kostot e krizės tė ndahen nga sektori financiar, nė vend qė tė rėndojnė mbi shpatullat e qytetarėve tė zakonshėm,” ka thėnė ai. 10 shtetet qė e kanė kėrkuar vendosjen e “Tobin Tax” janė Franca, Gjermania, Austria, Belgjika, Greqia, Italia, Portugalia, Sllovakia, Sllovenia dhe Spanja. Ata vendosėn qė tė ecin me taksėn, pasi ideja, qė u hodh fillimisht nga Komisioni nė shtator 2011, nuk gjeti mbėshtetje unanime midis 27 vendeve anėtare tė BE-sė. Komisioni atėherė vlerėsoi se taksa e harmonizuar do tė siguronte 57 miliardė euro tė ardhura ēdo vit.

Komentet

Komente | Kthehu
comments powered by Disqus