Ekonomia

Prizreni qendėr jo vetėm historike, por edhe ekonomike

Bota Sot | 17.10.2012 21:18
Prizreni qendër jo vetëm historike, por edhe ekonomike

Ekspozimi i bizneseve kombėtare ka vazhduar para qytetarėve tė regjionit tė Prizrenit, organizim ky nga Aleanca Kosovare e Bizneseve nė kuadėr tė projektit “Javėt e Biznesit Kombėtar 2012”. Pos prodhuesve nga Kosova, prodhimet e tyre i ekspozuan edhe bizneset shqiptare nga Mali i Zi, Maqedonia, Kosova Lindore dhe Shqipėria.

Agim Shahini, kryetar i Aleancės Kosovare tė Bizneseve, tha se ky projekt kapital po vazhdon tė realizohet nė tė gjitha shtetet shqiptare, jo vetėm nė Kosovė, por edhe nė Shqipėri, Maqedoni, Malė tė Zi e Kosovė Lindore, ku jetojnė dhe veprojnė shqiptarėt.

“Qėllimi i kėtij projekti, ėshtė qė qytetarėt shqiptarė tė konsumojnė prodhimet kombėtare nė pesė shtetet ku jetojnė dhe prodhojnė shqiptarėt”, tha Agim Shahini. Sipas tij, projekti realizohet nė kuadėr tė shėnimit tė 100-vjetorit tė Pavarėsisė sė Shqipėrisė.

Kreu i AKB-sė tregoi se prodhimet kombėtare kanė kaluar njėzetepesėmijė kilometra dhe atė nė tė gjitha trevat shqiptare dhe ekspozimi i do tė vazhdoi deri me 28 nėntor.

“Miliardat e investuara nė autostradėn e Kosovės Shqipėri, kanė ndikuar nė rritjen dhe shkėmbimin ekonomik ndėrmjet Kosovės e Shqipėrisė dhe rajonit. Po ashtu kėto miliarda tė investuara do tė rikthehen nga qarkullimi qė po realizohet nga kjo autostradė”, tha Shahini.

Sipas tij, Prizreni ėshtė jo vetėm qendėr historike-kulturore, por edhe ekonomike dhe diplomatike e fuqishme. Konsumimi i prodhimeve kombėtare rrit cilėsinė e jetės nė trevat tona, zhvillimin ekonomik, uljen e papunėsisė dhe ngritjen e bizneseve kombėtare.

“Konsumimi i prodhimeve kombėtare, ndikon drejtpėrdrejt nė zhvillimin e trevave tona dhe biznesit”, tha Shahini.

Nga ana tjetėr edhe Ymer Berisha, kėshilltar i kryetarit tė Prizrenit, vlerėsoi lartė realizimin e kėtij projekti nė Prizren, duke kėrkuar qė qytetarėt tė vetėdijesohen dhe konsumojnė prodhimet vendėse. Ai tregoi se kjo komunė gjitnjė ka ndihmuar bizneset me lehtėsira.

Selatin Gjeloshi, prodhues nga Ulqini, tha se realizimi i kėtij projekti nė tė gjitha trevat kombėtare shqiptare ka shėnuar rezultate pozitive. Ai tregoi se projekti ėshtė realizuar edhe nė Ulqin, ku edhe konsumohen mjaft prodhimet shqiptare.

Edhe Emilija Rexhepi, deputete e Kuvendit tė Kosovės, kėrkoi nga qytetarėt qė tė konsumojnė prodhime shqiptare, sepse vetėm kėshtu zhvillohen trevat dhe bizneset.


Komentet

Komente | Kthehu
comments powered by Disqus