Moody’s konfirmon vlerësimin për Spanjën

Ekonomi

Moody’s konfirmon vlerësimin për Spanjën

Më: 17 tetor 2012 Në ora: 18:54

Gjermania hap mundësitë e ndihmës për Spanjën përmes një linje kredie prej 50 miliardë euro me të cilat mund të blejë bonot spanjolle nga ana e BQE. Ndërsa Madridi ka tejkaluar me sukses edhe provën e agjencisë së vlerësimit të kreditit Moody’s. Për momentin agjencia ndërkombëtare ka vendosur të mos ndryshojë aftësitë kredituese të borxhit dhe konfirmon vlerësimin me BAA 3. Moody’s afirmon se mbështetja e eurozonës dhe e BQE si dhe përpjekjet e qeverisë spanjolle do t’i mundësojnë Madridit të vijojë hyrjen në tregun financiar me interesa të arsyeshme. Gjithsesi opinioni negativ mbi Spanjën reflekton rreziqet e një vendi që po ndien mungesën e progreseve të qëndrueshme të llogarive publike. Sipas agjencisë Spanja do të kërkojë një linjë kredie nga Mekanizmi Europian i Shpëtimit si një parakusht për aktivizimin e prigramit të blerjes së bonove nga ana e BQE. Moody’s vlerëson gjithashtu se ndërhyrja e bankës do të reduktojë ndjeshëm rrezikun e humbjes së hyrjes në treg të Spanjës në të ardhmen. Por agjencia amerikane Moody’s jep alarmin për situatën në Greqi dhe dobësinë e BE nëse Greqia del nga Eurozona që ende nuk është e sigurt. Mundësia e daljes së Greqisë nga zona euro mbetet një rrezik afirmon Moody’s duke theksuar rrezikun e infektimit në një kontekst të përgjithshëm të dobësisë europiane. Dalja e Greqisë nga Euro vijon të paraqesë një rrezik për të gjitha vendet e dobëta të euros.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat