Greqia e Spanja janë në “depresion, jo në recesion”

Ekonomi

Greqia e Spanja janë në “depresion, jo në recesion”

Më: 17 tetor 2012 Në ora: 17:41

Greqia dhe Spanja janë në “depresion dhe jo në recesion”, tha fituesi i çmimit Nobel për Ekonomi Joseph Stiglitz, duke fajësuar masat e ashpra të kursimit për rënien ekonomike në këto dy vende.

Stiglitz i tha AFP-së se Fondi Monetar Ndërkombëtar ishte “pak më shumë optimist se që duhet” në parashikimin e fundit se ekonomia e eurozonës do të tkurret me 0.4 për qind në vitin 2012 dhe do të rritet me 0.2 për qind në vitin e ardhshëm.

“Unë jam më pesimist sesa ata (rreth rritjes)... Unë shoh rrezik të trazirave të vazhdueshme “, tha ai në Nju Delhi në margjina të një Konference mbi Bashkëpunimin dhe Zhvillimin Ekonomik.

“Spanja dhe Greqia janë në depresion, nuk janë në recesion. Kjo është shkaktuar nga masat shtrënguese”, u shpreh ai.

Stiglitz, i cili shërbeu si këshilltar i lartë i ish-presidentit amerikan Bill Clinton,
bëri këto komente në prag të një samiti të rëndësishëm dy-ditor të BE-së në Bruksel ku liderët do të trajtojnë adresimin e krizës në eurozonë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat