Ekonomia

Ekonomia shqiptare vijon rritjen

Bota Sot | 14.10.2012 16:56
Ekonomia shqiptare vijon rritjen

ISTAT: Rritja mė e lartė se njė vit mė parė dhe se tremujori i mėparshėm

Tremujori i dytė i vitit ka rezultuar me njė rritje pozitive tė ekonomisė nė vend. Instituti i Statistikave ka publikuar shifrat e tremujorit tė dytė tė vitit ku vėrehet kthesa nė pozitiv e ecurisė sė sektorėve tė ndryshėm tė ekonomisė. Nė periudhėn prill-qershor ekonomia ka shėnuar njė ecuri shumė mė tė lartė se njw vit mw parw dhe se tremujori i mėparshėm. Kėshtu sipas INSTAT krahasuar me tremujorin e dytė tė vitit 2011 rritja ekonomike nė prill-qershor rezulton nė 2,1%, ndėrsa krahasuar me njė tremujor mė parė rritja rezulton mė gati 1%.
Performancėn mė pozitive nė tremujorin e dytė e ka dhėnė sektori i post-telekomunikacioneve me 9.9%, i ndjekur nga industria me 6.4%, shėrbimet e bujqėsia me 5.6% dhe tregtia me 5.1%.
Sektorėt si tregtia dhe bujqėsia kanė ruajtur rritje pozitive gjatė dy tremujorėve radhazi, ndėrsa sektorėt qė e kanė pėrmbysur tendencėn negative tė tremujorit tė parė janė industria dhe post-telekomunikacionet. Kthesa e kėtyre sektorėve rrit shpresat pėr njė efekt mė tė pėrmbajtur tė krizės nė ekonomi dhe ruajtjen e rritjes pozitive edhe gjatė kėtij viti.
Sipas Instat, tė vetmit sektorė me rėnie nė tremujorin e dytė ishin ndėrtimi dhe transporti. Ndėrtimi regjistroi njė tjetėr rėnie me 18.4%, ndėrkohė qė sektori i transporteve regjistroi njė rėnie tė konsiderueshme me 7%.
Tė dhėnat zyrtare statistikore pėr tremujorin e dytė, qė konfirmojnė njė rritje tė ekonomisė me 2,1% pėrmbysin kėshtu parashikimet e FMN dhe tė BB. Parashikimet e FMN-sė pėr ekonominė tonė gjatė kėtij viti shkojnė vetėm deri nė 0,5%, ndėrsa ato tė BB me 1%. Ndėrkohė qė qeveria ka parashikuar njė rritje tė ekonomisė nė nivel mė tė lartė deri nė 3% pėr kėtė vit.


Komentet

Komente | Kthehu
comments powered by Disqus