FMN alarmon për ngadalësim ekonomik

Ekonomi

FMN alarmon për ngadalësim ekonomik

Më: 13 tetor 2012 Në ora: 15:46

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) tha të shtunën se rritja ekonomike është ngadalësuar dhe se nevojiten hapa të tjerë në Bashkimin Evropian për ta përmbajtur krizën e borxheve, njofton DPA.

“Rritja globale është ngadalësuar dhe vazhdojnë të mbesin ende paqartësi të konsiderueshme dhe rreziqe të uljes”, ka thënë komiteti monetar dhe financiar në një takim vjetor të FMN-së dhe të Bankës Botërorë të mbajtur në Tokio.

Fondi ka kërkuar veprime të vendosura me qëllim të rimëkëmbjes ekonomike.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat