Ekonomia

Hekurudha me Shqipėrinė: Kosova e gatshme pėr realizim

Bota Sot | 13.10.2012 15:25
Hekurudha me Shqipërinë: Kosova e gatshme për realizim

Pas lidhjes pėrmes autostradės Durrės - Morinė - Merdar, Kosova ėshtė e gatshme tė ketė njė lidhje tjetėr me Shqipėrinė nėpėrmjet njė linje hekurudhore, thonė autoritetet nė Prishtinė.

Sipas tyre, por edhe ekspertėve tė kėsaj fushe, me gjithė efektin pozitiv tė autostradės, rruga hekurudhore mes Kosovės dhe Shqipėrisė, do tė ishte njė mundėsi e mirė pėr tė ulur edhe mė shumė koston, si dhe pėr tė stimuluar zhvillimin ekonomik.

Agron Thaēi, drejtor I Hekurudhave tė Kosovės, thotė se ekzekutivi i vendit ėshtė i gatshėm pėr realizimin e kėtij projekti. Pėr kėtė qėllim, ai bėn tė ditur se kanė pasur disa takime me autoritetet nė Shqipėri pėr tė shikuar mundėsitė financiare pėr fillimin e ndėrtimit tė linjės hekurudhore qė do tė lidhte kėto dy shtete.

“Ne kemi biseduar me autoritete nga hekurudhat e Shqipėrisė, qė tė riaktualizojmė, t’i shtrojmė ēėshtjet nė tavolinė, t’i shohim me ekspertėt, ta shohim fizibilitetin se sa ėshtė fizibile dhe cilat janė mundėsitė dhe burimet financiare. Qeveria e Kosovės, shteti i Kosovės ėshtė shumė i interesuar pėr t’u lidhur me Shqipėrinė edhe me hekurudhė”, thotė Thaēi pėr Radion Evropa e Lirė.

Megjithatė, Thaēi tregon se kjo gatishmėri duket vėshtirė e realizueshme pėr shkak tė kostos financiare, terrenit tė papėrshtatshėm dhe gjatėsisė sė hekurudhės nė shtetin shqiptar.

“Bėhet fjalė nga shteti shqiptar prej 83 kilometra, me njė konfiguracion shumė- shumė tė vėshtirė, ndėrsa nga ana jonė bėhet fjalė pėr 17-20 kilometra, me njė terren shumė tė pėrshtatshėm. Prandaj, ne jemi nė bisedime, ėshtė vullneti i Qeverisė shqiptare dhe asaj kosovare, por tė shohim nė vitet nė vazhdim, ndoshta pas 1-2 vjetėsh”, shton Thaēi.

Krijimi i njė linje hekurudhore ėshtė i domosdoshėm dhe i nevojshėm, thotė edhe Florim Grajēevci, profesor nė Universitetin e Prishtinės. Sipas tij, krijimi i infrastrukturės hekurudhore, do tė sillte mundėsi tė reja tė zhvillimit tė ekonomik ndėrmjet kėtyre dy shteteve.

“Krijimi i njė lidhjeje hekurudhore Kosovė-Shqipėri, ndoshta pėr momentin duket e pakapshme, por unė shpresoj se njė ditė do tė jetė domosdoshmėri dhe do tė realizohet. Nevoja ėshtė jashtė zakonisht e madhe, sepse me hapjen e linjės hekurudhore Kosovė- Shqipėri, krijohet mundėsia e daljes sė mallrave nga Deti Adriatik pėrmes Portit tė Durrėsit, nė Evropėn Juglindore. Unė me xhelozi e shikoj qė ky projekt duhet tė realizohet, kurdo qė tė bėhen kushtet”, shprehet profesori Grajēevci.
Qė nga ndėrtimi i autostradės Durrės - Morinė nga ana e Shqipėrisė, dhe pjesės tjetėr tė rrugės Morinė- Merdar, tė quajtur “ Ibrahim Rugova”, ndėrtuar nga Kosova, janė shtuar ndjeshėm marrėdhėniet tregtare dhe fluksi i turistėve ndėrmjet dy shteteve.

Ndėrkaq, funksionimi i njė linje hekurudhore Kosovė - Shqipėri, sipas ekspertėve, do tė ulte ndjeshėm kostot, trafikun e automjeteve, si dhe ndotjen e ambientit tė shkaktuar nga djegia e karburanteve.

Po ashtu, linja hekurudhore Prishtinė - Prizren - Tiranė - Durrės, i mundėson dalje mė tė lehtė Kosovės nė portet shqiptare, sidomos nė Portin e Shėngjinit, port ky qė shėrben kryesisht pėr Kosovėn./rel

Komentet

Komente | Kthehu
comments powered by Disqus