15 miliard dollarë për të shpëtuar Europën Lindore. Shqipëria do përfitojë nga paketa

Ekonomi

15 miliard dollarë për të shpëtuar Europën Lindore. Shqipëria do përfitojë nga paketa

Më: 12 tetor 2012 Në ora: 20:07

Ndërsa gjithmonë e më shumë po flitet për krizën në eurozonë, është harruar se edhe vende të tjera jashtë saj janë prekur nga kriza e rëndë, që ka kapluar Greqinë.

Për këtë arsye, huadhënësit ndërkombëtarë kanë në plan që të diskutojnë për një paketë shpëtimi për Europën Lindore, në vlerën e 15 miliard dollarëve.

Lajmin e bën të ditur e përditshmja britanike The Times.

Ajo shkruan se drejtuesit e Bankës Botërore, Fondit Monetar Ndërkombëtar, Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Bankës Europiane të Investimeve do të takohen në Tokio, për të diskutuar për ndikimin e krizës në vende si Rumania, Shqipëria, Sllovenia, Serbia dhe Maqedonia.

Huadhënësit do të diskutojnë për detajet e një plani rimëkëmbje për vendet e Europës Lindore, me qëllim ndihmën ndaj qeverive në hall.

Kryeekonomisti i BERZH tha se kjo do jetë një përpjekje e madhe dhe e mirëkoordinuar për të ndihmuar vendet që janë prekur nga kriza greke dhe ajo e eurozonës. Ai tha se shumë prej këtyre vendeve janë që tani në telashe.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat