Banka Botërore ndihmon Kazakistanin

Ekonomi

Banka Botërore ndihmon Kazakistanin

Më: 12 tetor 2012 Në ora: 08:38

Banka Botërore ka njoftuar se do t’i japë Kazakistanit një hua prej më shumë se 1 miliard dollarëve, për ndërtimin e një rruge për në Kinë.

Marrëveshje është nënshkruar dje nga zyrtarët e Bankës Botërore dhe Kazakistanit, në Astana.

Autostrada prej 300 kilometrash do ta lidhë Almaty-in me Khorgosin.

Banka Botërore bëri të ditur se kjo linjë shërben si rrugë transite jo vetëm për Kazakistanin dhe Kinën, por edhe për vendet e tjera të Azisë Qëndrore.

Sipas Bankës, ky projekt ka potencial që të rrisë tregtinë rajonale.

Afati i planifikuar për përfundimin e rrugës është viti 2015.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat