Taksat e ulëta do rimëkëmbin ekonominë europiane

Ekonomi

Taksat e ulëta do rimëkëmbin ekonominë europiane

Më: 11 tetor 2012 Në ora: 21:15

Kancelarja Gjermane Angela Merkel këshillon uljen e menjëhershme të taksave në Europë. Sipas saj, kjo do të ndihmonte në përballimin e krizës, duke stimuluar ekonominë e vendeve europiane. Merkel theksoi se ulja e taksave është detyra e qeverive në vendeve europiane për të nxitur ekonominë. Politika që Merkel sugjeron të zbatohet, ka qenë në fakt baza e filozofisë së qeverisë shqiptare dhe një faktor, që ka ndikuar që Shqipëria të mos preket nga kriza ekonomike.

Kriza ekonomike dhe financiare në Europë që në shumicën e vendeve europiane duket se është shkaktuar nga niveli i lartë i taksave që kanë dëmtuar biznesin e madh e të vogël, po i detyron liderët e ekonomive më të mëdha europiane të ndryshojnë politikat fiskale duke gjetur si mënyrën më të mirë uljen e taksave. Reduktimi i planifikuar i taksave duhet të zbatohet sa më parë në ekonomitë europiane këshillon kancelarja gjermane Angela Merkel. Ulja e taksave do të ndihmojë në rimëkëmbjen e ekonomisë deklaron liderja e ekonomisë së parë të Europës.

Shkurtimet në sistemin tatimor të planifikuara nga Gjermania mund të stabilizojnë kërkesën e brendshme dhe të ndihmojnë në stimulimin e ekonomisë europiane ka sugjeruar Merkel duke vënë në dukje efektin e rënies ekonomike në Europën juglindore.
Kjo është detyra jonë për të nxitur ekonominë europiane, duke përfshirë edhe uljen e taksave të programuara, ka thënë kancelarja në një konferencë të përbashkët shtypi në Berlin me kryeministrin e Hungarisë Viktor Orban.

Po përpiqemi të vijojmë me rritjen dhe mbajtjen e lartë të kërkesës së brendshme për të importuar mallra nga vendet e tjera të Eurozonës ka thënë Angela Merkel.

Dhoma e lartë në parlamentin gjerman në muajin maj refuzoi planin e qeverisë për reduktimin e taksave me rreth 6 miliardë euro, ku opozita e konsideroi si një papërgjegjësi në një moment të konsolidimit fiskal.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat