FMN: Ekonomia botërore rritet ngadalë - Bota Sot
FMN: Ekonomia botërore rritet ngadalë

Ekonomi

E mërkurë, 31 gusht 2016

FMN: Ekonomia botërore rritet ngadalë

Më: 9 tetor 2012 Në ora: 08:33

Fondi Monetar Ndërkombëtar thotë se ekonomia botërore mbetet e dobët dhe pritet rritje më e ngadalshme gjatë vitit të ardhshëm.

Në raportin e Parashikimit Botëror Ekonomik, FMN-ja parashikon se ekonomia globale do të zgjerohet 3.3% vitin e ardhshëm, më pak se 3.5% sa ishte parashikimi i paraqitur në muajin korrik.

Sipas raportit, kriza me gjasë do të vazhdoj derisa politikbërësit në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara, të ndërmarrin aksion për tu marrë me sëmundjet ekonomike.

Raporti parashikon rënie të GDP për 0.4% në eurozonë dhe thotë se Shtetet e Bashkuara ballafaqohen me pozicion të rrezikshëm për shkak të shkurtimeve të shpenzimeve dhe rritjes së taksave.

Në raportin e FMN-së theksohet se ekonomitë udhëheqëse në zhvillim, siç janë Kina, India, Rusia dhe Brazili, poashtu, do të kenë rritje më të vogël.

Komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Kush ka të drejtë dhe çfarë duhet të bëj Qeveria me demarkacionin me Malin e Zi?

    Kuvendi duhet ta votojë marrëveshjen për demarkacion me Malin e Zi

    Qeveria duhet ta rishikoj marrëveshjen

    Opozita ka të drejtë që po kundërshton demarkacionin

    Qeveria ka të drejtë për demarkacionin

    Nuk duhet të votohet marrveshja, sepse me demarkacion Kosova humbë tokë

    Shiko rezultatet
test