Eurogrupi, nuk pritet vendim për Greqinë

Ekonomi

Eurogrupi, nuk pritet vendim për Greqinë

Më: 8 tetor 2012 Në ora: 18:42

Një ekip i trojkës dhe ministri grek i Financave Janis Stournaras ndodhen në Luksemburg për takimin e Eurogrupit. Pas takimit maratonë të stafit financiar të qeverisë me ekipin e treshes së BE, BQE dhe FMN, Sturnaras ka informuar kryeministrin, ndërsa ka shprehur shpresën se në takimin e Eurogrupit të ketë një prezantim pozitiv për përpjekjet që po bën qeveria greke për të mbyllur paketën e masave. Ndërkohë, vlerësime pozitive për ecurinë e negociatave midis qeverisë grejke dhe trojkës, kanë shprehur shefja e FMN, Christine Lagarde dhe komisioneri për Financat i KE, Olli Rehn. Ecuria e negociatave në kapitullin e korrigjimit fiskal ishte “shumë e mirë dhe konstruktive”, ka deklaruar Lagarde. Ndërsa Olli Rehn ka thënë se është shënuar progres, negociatat “kanë avancuar” dhe se prioritet arritja e marrëveshjes brenda ditëve të ardhshme. Takimi i Eurgrupit në Luksemburg, nuk do të konkludojë në vendime për Greqinë, përderisa nuk është arritur marrëveshja e qeverisë greke me trojkën, por çështja greke vjen në “kthesën” e fundit dhe nga zhvillimet e ditëve të ardhshme do të varet nëse samiti i BE-së më 18 tetor do të jetë stacioni i ndërmjetëm apo i fundit, për disbursimin e këstit të radhës të kredisë, me vlerë 31 miliardë euro.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat