Baroso bëri thirrje për pajtueshmëri politike për buxhetin evropian

Ekonomi

Baroso bëri thirrje për pajtueshmëri politike për buxhetin evropian

Më: 5 tetor 2012 Në ora: 20:10

Kryetari i Komisionit Evropian Zhoze Manuel Baroso u bëri thirrje vendeve më të pasura në Bashkimin Evropian ta mbështesin financimin e politikës së unitetit të 27 vendeve-anëtare, me qëllim që të ndihmohen shtetet më të varfëra.

"Na nevojitet pajtueshmëri politike. Vendet më të pasura duhet ta aprovojnë politikën ambicioze për mbështetje të rajoneve më të varfëra në Evropë. Bëhet fjalë për atë që të kontribuohet për rritje në gjithë Evropën", theksoi Barozo në Bratisllavë.

Ai theksoi se fondet kohezive do të mund ta strimulojnë rritjen dhe të ndihmojnë për tejkalim të krizës.

"Miqtë e politikës kohezive dhe miqtë e shpenzimit më të drejtë të të hollave duhet të kuptohen njëri me tjetrin dhe të mbeten miq të rritjes", deklaroi kryetari i KE-së në samitin e grupit 'Miq të unitetit të BE-së', grup joformal prej 15 vendeve nga Unioni.

Ato vende, të cilat në samitin në Bratisllavë janë përfaqësuar nga 11 kryeministra, janë shfrytëzues të beneficioneve nga buxheti evropian dhe luftojnë kundër uljes së saj kërkuar nga vendet më të pasura për shkak të krizës në eurozonë.

Finlanda, Franca dhe Gjermania kërkojnë të ulet për pesë miliardë euro projekt-buxheti i BE-së për vitin 2013, prej të cilave 3,5 miliardë në pjesën e rritjes ekonomike, punësimeve dhe aftësisë së konkurrencës. Këto tre vende, së bashku me Britaninë e Madhe, Holandën, Suedinë dhe Austrinë i refuzuan propozimet e KE-së për rritje prej 6,8 për qind të shpenzimeve për buxhetin evropian për vitin 2013 deri në 138 miliardë euro. Këto shtatë vende janë të ashtuquajtura neto futës në buxhet, gjegjësisht kontributi i tyre kombëtar është më i madh nga fitimi që e kanë nga ai.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat