Ekonomia

"Me paratė e Albpetrolit zbutet defiēiti"

Bota Sot | 05.10.2012 19:56
"Me paratë e Albpetrolit zbutet defiçiti"

Armitage: Privatizimi i ofroi vendit njė mundėsi tė jashtėzakonshme pėr uljen e borxhit

Privatizimi i kompanisė Albpetrol ėshtė njė mundėsi e artė qė Shqipėria tė ulė defiēitin dhe stokun e borxhit. Kėshtu ka deklaruar drejtoresha rajonale pėr Europėn Juglindore Jane Armitage, nė njė intervistė pėr zėrin e Amerikės.
“Ne besojmė se privatizimi i Albpetrolit, i cili sapo u njoftua, i ofroi vendit njė mundėsi tė jashtėzakonshme pėr tė pėrdorur kėto fonde, sė pari dhe mbi tė gjitha pėr tė paguar disa detyrime tė grumbullura me kalimin e kohės. Kjo ėshtė e vėrtetė pėr Shqipėrinė dhe pėr shumė vende tė tjera. Ėshtė shumė e rėndėsishme pėr sektorin privat qė tė paguhen detyrimet e mbledhura gjatė dy vjetėve tė fundit nė mėnyrė qė tė rifinancohen dhe tė shpėrblehen pėr shėrbimet e kėrkuara nga qeveria. Sė dyti, ky privatizim i Albpetrolit ėshtė njė rast unik qė duhet pėrdorur pėr tė ulur deficitin dhe stokun e borxheve”, u shpreh ajo.
Pėr drejtoreshėn rajonale tė BB investimet e huaja janė tė rėndėsishme pėr Shqipėrinė nė njė numėr fushash si turizmi, bujqėsia, miniera e manifaktura. Sipas saj, Shqipėria ka ecur mirė nė kėtė drejtim pavarėsisht vėshtirėsive qė po krijon kriza ekonomike nė Eurozonė. Shumica e investitorėve janė europianė dhe kanė kaq shumė pasiguri dhe rreziqe. Zonja Armitage thotė se investitorėt po diskriminohen kudo dhe ėshtė shumė e vėshtirė nė kėto kushte qė njė vend tė bėhet tėrheqės pėr investime dhe tė konkurrojė me fqinjėt, sepse tė gjithė duan t’i tėheqin kėta investues.
“Pėrmirėsimi i klimės sė biznesit, forcimi i menaxhimit makro-ekonomik, duke nisur me reduktimin e deficitit, pėrmirėsimi i qeverisjes; tė gjitha kėto janė kushtet pėr investime tė huaja, sepse investitorėt janė shumė nervozė nga diskriminimi dhe nga pėrballja me rreziqet kritike. Ja pse reformat janė tė rėndėsishme pėr Shqipėrinė mė shumė se kurrė” , vuri nė dukje, Armitage.
Sipas drejtores rajonale tė Bankės Botėrore, ky pėrvjetor bashkėpunimi ėshtė njė rast pėr tė vlerėsuar se Shqipėria ėshtė njė histori e jashtėzakonshme suksesi nga varfėria tek zhvillimi; ajo ka arritur vitet e fundit tė reduktojė ndjeshėm varfėrinė, ka pėrmirėsuar jetėn e njerėzve pėrmes shėrbimeve.

Komentet

Komente | Kthehu
comments powered by Disqus