Partitë politike greke borxhe bankave

Ekonomi

Partitë politike greke borxhe bankave

Më: 4 tetor 2012 Në ora: 17:29

Dy partitë politike kryesore greke gjenden në krizë të thellë financiare. Demokracia e Re e konservatorit Antonis Samaras dhe Pasok e Evangelos Venizelos, dy partitë kyce të koalicionit aktual qeverisës gjenden me një borxh të lart për më shumë se 200 milionë euro. Ky rrëzim financiar i të dy partive është shkaktuar nga humbja e mbështetësve në zgjedhjet e fundit. Të dhënat konfirmojnë se ky është fundi i një sistemi politik që ka përdorur shpenzimet publike pa kontroll në zgjidhjen e cdo konflikti social në javën e fundit vendimtare të prezencës së trojkës në Athinë. Të një sistemi që ka dështuar në zgjidhjen e problemeve klienteliste dhe të evazionit fiscal.
Sipas agjencisë “Reuters” partia konservatore Nea Demokracia dhe socialistja e Pasok u detyrohen bankave në vend një borxh prej 232 milionë eurosh. Disa prej këtyre kredive të përdorura nga partitë politike gjatë fushatës zgjedhore u ka skaduar afati i shlyerjes. Borxhet i kalojnë kufijtë e fondeve prej 37 milionë eurove që dy partitë i kanë marrë si financime publike vitin e kaluar.
Këto borxhe nxjerrin në pah pikëpyetje të mëdha mbi konfliktin e interesit, pasi qeveria e Samaras ka marrë përsipër të riformojë rikapitalizimin e sistemit financiar grek. Athinë tashmë është në vështirësi në realizimin e shkurtimeve të shpenzimeve publike të kërkuara nga trojka në këmbim të paketës së shpëtimit prej 139 miliardë eurosh.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat