Bie numri i kompanive të emigrantëve

Ekonomi

Bie numri i kompanive të emigrantëve

Më: 3 tetor 2012 Në ora: 20:11

Një studim i ri thotë se numri i kompanive amerikane të teknologjisë së lartë të themeluara nga emigrantët është në prag të rënies, duke vënë në rrezik një motor kryesor të rritjes ekonomike.
Studimi nga Fondacionit Kauffman me qendër në Kansas thotë se sipërmarrësit emigrantë filluan 25 për qind të të gjitha firmave të teknologjisë së lartë të SHBA midis viteve 1995 dhe 2005. Ky numër ra në 24 për qind nga 2006 deri në këtë vit.
Për këtë prirje studimi fajëson mangësitë në sistemin e emigracionit dhe mjedisin.
Studimi rekomandon që Shtetet e Bashkuara duhet të kujdesen për sipërmarrësit emigrantë për të mbajtur krijuesit e vendeve të punës dhe për të ruajtur një ekonomi dinamike.
Fondacioni Kauffman e quan të domosdoshme që Shtetet e Bashkuara të krijojnë një vizë-hyrëse të posaçme për sipërmarrësit e huaj dhe për të zgjeruar numrin e kartave për banim të përherëshëm (green card) për punëtorët e kualifikuar.
Studimi thotë se midis viteve 2006 dhe 2012, emigrantët nga India themeluan më shumë se 33 për qind të të gjithë firmave të reja të teknologjisë dhe inxhinierisë. Ata u pasuan nga emigrantët nga Kina, Britania, Kanadaja dhe Gjermania.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat