Ekonomia

Pėrfundon takimi i Treshės me qeverinė greke

Bota Sot | 01.10.2012 19:50
Pėrfundon takimi i Treshės me qeverinė greke

Takimi zgjati 30 minuta, palėt nuk dhanė deklaratė pėr shtypin

Negociatat e qeverisė greke me Treshėn pėr finalizimin e e paketės sė masave tė reja kanė hyrė nė fazėn pėrfundimtare. Kryeministri Antonis Samaras ėshtė takuar me drejtuesit e Treshės, tė cilėt mė parė gjatė ditės janė takuar edhe me ministrin e financave, Janis Sturnaras. Nė njė intervistė pėr mediat greke, Antonis Samaras ka theksuar se mė parė duhet tė rehabilitojmė kredibilitetin e vendit qė ishte traumatizuar, sepse kredibiliteti ėshtė njė forcė negociuese. Sipas tij, pa kredibilitet nuk mund tė negociosh pėr asgjė. “Po negociojmė ēėshtjen e madhe dhe kritike tė paketės sė masave, qė tė pėrmbyllen me sukses negociatat me Europėn, tė vijė kėsti i radhės i kredisė, me qėllim qė tė finalizohet rikapitalizimi i bankave, tė rikthehet likuiditeti nė ekonominė greke”, ka thėnė kryeministri grek duke shtuar se “kėshtu do tė vijmė nė imperativin e dytė tė madh pas qėndrimit tonė nė euro, qė ėshtė rimėkėmbja e ekonomisė”. Funksionarė tė ministrisė greke tė financave kanė bėrė tė ditur se treshja ka refuzuar masa dhe shkurtime nė buxhet si dhe reforma fiskale tė vlerės 2 miliard euro, duke pohuar se kėto manovra janė shumė tė pasigurta pėr tė arritur nė plotėsimin e objektivave. Kėsaj here shkurtimi nė buxhet duhet tė jetė solid dhe i kolauduar, ka deklaruar njė funksionar pranė delegacionit tė treshės, duke shtuar se nė tė kaluarėn propozimet alternative tė sjella nga qeveria greke nuk kanė prodhuar atė qė duhej, dhe kreditorėt tashmė janė tė lodhur nga premtimet e pambajtura. Kundėrshtimet e delegacionit tė kreditorėve mund tė detyrojnė koalicionin grek tė ulet sėrish nė tryezėn e bisedimeve pėr tė studiuar njė plan pėr shkurtime tė mėtejshme, nė njė moment qė pakėnaqėsia e popullit grek dhe opozitės po shkakton protesta.

Komentet

Komente | Kthehu
comments powered by Disqus