Ekonomia

Diaspora kėrkon fond investimesh

Bota Sot | 01.10.2012 17:01
Diaspora kërkon fond investimesh

Qė marrėdhėnia me diasporėn kosovare tė kalojė nga njė marrėdhėnie e solidaritetit nė njė marrėdhėnie tė ekonomisė tė tregut, ku emigrantėt do tė investojnė fondet e tyre, Kosova duhet tė bėhet njė vend ku sundon ligji, ku zhvillohet luftė e rreptė kundėr korrupsionit dhe ku mbizotėron njė mjedis i favorshėm pėr biznes.

Kėto vlerėsime dolėn nga njė debat diskutimi me temėn “Roli i Diasporės Kosovare nė Zhvillimin Ekonomik tė Kosovės”, i organizuar nga Ministria e Diasporės e Republikės sė Kosovės nė partneritet me Institutin pėr Hulumtime Zhvillimore “Riinvest”.

Ministri i Diasporės, Ibrahim Makolli bėri tė ditur se ka pasur interesim nga bashkatdhetarėt pėr tė krijuar fonde tė veēanta zhvillimore nė Kosovė, por qė sipas tij, pėr kėtė ka hezitime nga ana e ministrisė.

“Kemi pasur dhe kemi hezitim nė kėtė drejtim pasi qė duke pasur parasysh qė nė tė kaluarėn, nė mėrgatėn tonė janė themeluar fonde tė ndryshme tė cilat nuk kanė lėnė njė shije tė mirė nė mėrgatė. Tani jemi duke parė forma pėrmes se cilave do tė ishin nė funksion tė vetė mėrgimtarėve tė cilėt janė tė interesuar tė investojnė nė Kosovė”, theksoi Makolli.

Dy nga fondet qė ishin krijuar para luftės sė fundit nė Kosovės, nė tė cilat kontribuuan emigrantėt kosovarė dhe qytetarėt qė jetonin nė Kosovė, ishin fondi i ashtuquajtur “3 pėr qind” dhe fondi “Vendlindja thėrret”.

Sipas njė hulumtimi tė bėrė nga instituti “Riinvest”, pėrafėrsisht 70 pėr qind e emigrantėve dėrgojnė remitenca te familjet e tyre nė Kosovė.

Ndėrsa, sipas tė dhėnave tė Bankės Qendrore tė Kosovės ēdo vit dėrgesat e emigrantėve kapin vlerėn mbi 500 milionė euro.

Kėto mjete financiare deri mė tani iu janė dedikuar familjarėve, ndėrsa, sipas BQK-sė, paraqesin njėrėn nga komponentėt mė tė rėndėsishme tė financimit tė konsumit nė vend.

Muhamet Sadiku nga instituti “Riinvest”, tha se resurset e diasporės sė bashku me ndihmat dhe donacionet ndėrkombėtare, mbeten burim i fuqishėm i rindėrtimit tė vendit dhe vendosjes sė demokracisė bazike.

“Nė njė moment kur nuk ishte krijuar njė platformė pėr gjenerimin e tė ardhurave dhe punėsimit, ndėrhyrja e diasporės nė rindėrtimin e shteteve dhe mbėshtetjes tė konsumit tė familjeve, ishte domethėnės. Kjo kishte dėshmuar pėr mbizotėrimin e solidaritetit ndaj popullit tė vet. Tani kontributi i saj duhet tė analizohet dhe tė nxirren pėrfundime relevante dhe mėsime”, tha Sadiku.

Hulumtimi institutit “Riinvest” pėr planet e emigrantė pėr investime tė ardhshme nė Kosovė vjen nė pėrfundim se vetėm njė pjesė e vogėl, rreth 11 pėr qind kanė konfirmuar se janė duke planifikuar tė investojnė nė Kosovė.

Sipas rezultateve tė hulumtimit arsyet kryesore pėr tė mos planifikuar investime ishin mungesa e informacioneve nga ana e institucioneve rreth mundėsive tė investimit, korrupsionit dhe politikat e pafavorshme fiskale.

Kryetari i Odės Ekonomike tė Kosovės, Safet Gėrxheliu tha se duhet tė punohet mė shumė dhe Kosova tė mos presė nga diaspora vetėm ndihmė sociale, por tė ofrojė diēka qė potenciali i diasporės tė jetė nė funksion tė zhvillimit.

“Nė kėtė drejtim besoj qė do tė bėjmė shumė mė tepėr pėr tė tėrhequr potencialin e diasporės i cili ėshtė i njė rėndėsie tė veēantė. Ata do tė jenė kėtu vetėm atėherė kur ne i bėjmė detyrat e shtėpisė. Derisa nuk kemi guximin qė tė ballafaqohemi me problemet qė duhet zgjidhur, atėherė mėrgata jonė do tė ikė”, thekson Gėxhaliu.

Komentet

Komente | Kthehu
comments powered by Disqus