Ekonomia

Opozita: KASH, dokument pa perspektivė ekonomike

Bota Sot | 30.09.2012 12:42
Opozita: KASH, dokument pa perspektivë ekonomike

Rritja dhe zhvillimi i qėndrueshėm ekonomik, qeverisja e mirė, fuqizimi i sundimit tė ligjit, zhvillimi i resurseve njerėzore dhe rritja e mirėqenies sociale pėr tė gjithė qytetarėt, janė prioritetet e ekzekutivit tė paraqitura nė Kornizėn Afatmesme tė Shpenzimeve pėr periudhėn 2013-2015.

Por, pėrfaqėsues tė partive opozitare nė vend, janė skeptikė nė pėrmbushjen e kėtyre objektivave, pasi sipas tyre, kėto prioritete kanė figuruar edhe nė kornizat e mėhershme.

Hikmete Bajrami, nga Lidhja Demokratike e Kosovės, thekson se ekzekutivi nuk i merr pėr bazė asnjėherė prioritet e paraqitura nė dokumentet strategjike.

Sipas saj, prioritetet ndryshojnė varėsisht nga interesat e qeverisė. Ajo thotė se dokumenti nė fjalė konfirmon perspektivė tė zymtė ekonomike dhe sociale.

“Pavarėsisht qė kemi njė kornizė, planet e qeverisė ndryshojnė ad-hok. Aty ku nuk mund tė realizohen, ata nuk e kanė problem qė t’i ndryshojnė. Do tė thotė nuk ėshtė njė dokument nė tė cilin qind pėr qind bazohen veprimet dhe aktet e qeverisė. Ne kemi parė edhe herėn tjetėr qė janė ndryshuar”, thotė Bajrami pėr Radion Evropa e Lirė.

Sidoqoftė, nė dokument thuhet se zhvillimi i qėndrueshėm ekonomik do varet nga pėrmirėsimi i ambientit pėr biznes, vazhdimi i investimeve nė projekte madhore, rritja e bashkėpunimit ekonomik ndėrkombėtar dhe rajonal.

Haki Shatri, nga Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, pohon se viteve tė fundit, ekzekutivi nė dokumente vetėm po ndėrron vitet dhe shifrat, dhe si tė tillė, po e bėjnė dokument joserioz dhe jo obligues.

Ai madje konsideron se autoritet kompetente mundohen tė orientohen vetėm nė vitin vijues, konkretisht nė vitin 2013, kurse dy vitet e ardhshme paraqiten si formalitet nė kornizė.

“Duke u nisur nga kjo, rezulton se tė gjitha synimet qė janė paraparė aty, parashihet vetėm hapi i parė tė realizohet, ndėrsa nuk parashihet si tė mbyllen ato. Dhe nė kėtė mėnyrė unė dyshoj se kėto politika nė kėtė mėnyrė tė sjelljes mund tė realizohet ndonjė synim qė ėshtė pėrcaktuar aty”, shprehet Shatri.

Nė fushėn e drejtėsisė dhe luftimit tė korrupsionit, korniza nuk siguron kushte bazė qė sistemi i drejtėsisė tė funksionojė nė mėnyrė efikase, thonė pėrfaqėsues tė Lėvizjes Vetėvendosje.

Megjithatė, Shpend Ahmeti nga kjo lėvizje, thotė se nė aspektin ekonomik nuk pritet ndonjė rritje ekonomike, rritje tė numrit tė punėsuarve, por vetėm shpenzime nė mallra dhe shėrbime.

“Kjo qeveri nė vitet e fundit, vetėm sa ka hapur agjenci tė reja, ndėrsa tani kemi katėr apo pesė institucione tė cilat quhen institucione kundėr korrupsionit, mirėpo nuk ka asnjė pjesė tė vogėl tė luftės kudėr korrupsionit, qė do tė ishte njė shtet normal. Prandaj, kjo duhet tė shihet nė vepra dhe jo nė dokumente ku deklarohen se do tė luftojnė korrupsionin”, thekson Ahmeti.

Nė anėn tjetėr, Menderes Ibra, kėshilltar nė Ministrinė e Financave, thotė se prioritetet do tė pėrmbushen pėrmes mekanizmave tė tregut me institucionet e shtetit, si ndihmesė pėr tė rregulluar sektorė tė caktuar dhe pėr tė punuar nė pėrmirėsim tė mirėqenies se qytetarėve tė Kosovės.

“Prioritet e paraqitura nė kornizė janė tė ndėrlidhura ngushtė me performancėn ekonomike dhe rritjen e saj. Financimi pėr arritjen e kėtyre prioriteteve ėshtė duke u bėrė nė harmoni mė ligjin e buxhetit. Dhe nė kėtė drejtim mund tė thuhet se ky dokument pėrfshin prioritete tė tilla, tė cilat janė tė realizueshme dhe janė duke u realizuar”, thotė Ibra.

Pėrmbushja e kėtyre prioriteteve tė qeverisė, thuhet nė Kornizė, pėrfshin reformat e domosdoshme nė sektorė tė caktuar, pėrmes tė cilave do tė bėhet plotėsimi i parakushteve ekonomike, sociale dhe institucionale pėr pėrafrimin e Republikės sė Kosovės me Bashkimin Evropian, NATO-n dhe mekanizmat tjerė ndėrkombėtarė./rel

Komentet

Komente (0) | Kthehu