Ekonomia

Kush detyron bizneset tė falimentojnė?

Bota Sot | 29.09.2012 12:47
Kush detyron bizneset të falimentojnë?

Nė Kosovė, vetėm gjatė kėtij viti kanė falimentuar 714 biznese private, ndėrsa janė regjistruar 6 mijė e 960 biznese. Sipas autoriteteve kompetente, arsyeja e shuarjes sė bizneseve, ėshtė vullnetare.

Por, njohės tė ēėshtjeve ekonomike konsiderojnė se numri i bizneseve tė shuara ėshtė mė i madh, por pėr shkak tė procedurave tė tepėrta, pėr shuarjen e tyre, pronarėt hezitojnė tė bėjnė njė gjė tė tillė.

Naser Graiēevci, ekspert i ekonomisė, njėherazi ish drejtor nė agjencinė e ndėrmarrjeve tė vogla dhe tė mesme, qė funksionin nė kuadėr tė Ministrisė sė Tregtisė, thotė arsyet janė tė shumta.

Ai, prej se nuk punon nė institucionet shtetėrore, thotė se i vėren elementet negative qė pengojnė zhvillimin e ndėrmarrjeve tė vogla dhe tė mesme.
Sipas tij, disa pengesa nė kėtė fushė fillojnė qė nga Administrata Tatimore dhe Dogana e Kosovės. Pėr tė funksionuar njė biznes, thotė ai, duhet gjithsesi tė kenė lidhje mė inspektorėt e kėtyre institucioneve.
“Njė ndėrmarrje, pėr tė prosperuar, duhet tė kėtė njė inspektor ‘tė njohur’ nė Administratėn Tatimore dhe doganat, nėse nuk dėshiron tė dėnohet. Dhe, automatikisht kjo ndikon nė krijimin e njė konkurrencė jolegale. Do tė thotė, tė gjitha pikave prej doganės, ATK-sė, janė procedura tė stėrzgjatura, qė unė mendoj se inspektorėt i bėjnė nė krye nė vete, por prapė pėrgjegjėsia bie mbi ata qė udhėheqin kėto institucione. Sepse duhet tė ketė sistem tė monitorimit dhe kontrollimit”, deklaron Graiēevci pėr Radion Evropa e Lirė.

Megjithatė, ai pėrmend edhe faktorė tė tjerė qė ndikojnė nė shuarjen e bizneseve nė Kosovė.

“Faktorėt janė tė shumtė, ndikimet e krizės globale ekonomike qė po vijnė te ne, politikat jo tė favorshme financiare, procedurat e tepėrta edhe mė tutje, pėrkundėr qė thuhet se ėshtė bėrė eliminimi i disa lejeve dhe licencave. De fakto niveli lokal ka zgjedhur format tjera, me tė cilat ngarkon biznesin me kėto ēėshtje dhe nė pėrgjithėsi ky ėshtė ai ambienti qė bizneset, falė gjeturisė sė tyre mbijetojnė, jo nga fakti qė ėshtė krijuar njė ambient prosperues apo ambient qė nxitė zhvillimin ekonomik”, thekson Graiēevci

Naim Gashi, konsideron se shuarja e bizneseve paraqet sinjal jo tė mirė pėr pėrmirėsimin ekonomik tė Kosovės.

“Klima e bizneseve nė Kosovė nuk ėshtė e favorshme pėr t’u rritur numri i bizneseve, pėr t’u zgjeruar dhe zhvilluar, pasi qė trendi i zhvillimit ekonomik nė pėrgjithėsi ka shėnuar njė ngadalėsim tė zhvillimit ekonomik gjatė kėtij viti, dhe kėto janė pasoja anėsore tė cilat reflektojnė edhe pėrmes shuarjes sė bizneseve”, shprehet Gashi.

Gashi, ndėrkaq vlerėson se sektori privat nė Kosovė duhet tė jetė promotor i zhvillimit ekonomik, kėshtu qė ky sektori kėrkon vėmendje tė shtuar nga autoritet kompetente.

Ai thotė se sektori privat nė Kosovė ėshtė i interesuar prej vendimmarrėsve vetėm nga kėndvėshtrimi i vjellės se taksave tė tyre, ndėrsa nuk ka ndonjė politikė fiskale favorizuese karshi tyre.

“Ndėrmarrjet e Vogla dhe tė Mesme, nė ēdo vend nė tranzicion, siē ėshtė Kosova, kanė gjeneruar vende pune, kanė gjeneruar zhvillim. Prandaj, fokusi dhe krijimi i privilegjeve ndaj tyre, lehtėsirave tė ndryshme, pėrmes kamatave, politikave fiskale, do tė ishte njė injeksion shumė i mirėpritur pėr zhvillimin ekonomik tė vendit”, thotė Gashi.

Sidoqoftė, sipas shifrave zyrtare tė Ministrisė sė Tregtisė dhe Industrisė, prej vitit 2000 e deri mė tani, janė regjistruar gjithsej 117.153 biznese private.

Komentet

Komente | Kthehu
comments powered by Disqus