Greqia, rrezik sigurie për NATO-n

Ekonomi

Greqia, rrezik sigurie për NATO-n

Më: 14 shtator 2012 Në ora: 20:07

Mbetja e Greqisë në eurozonë nuk është vetëm çështje ekonomike, por edhe gjeopolitike. Politikanë gjermanë druhen se largimi nga eurozona do të shkaktonte paqendrueshmëri në krahun juglindor të NATO-s.
Një fakt i tille shpërtheu dy javë me parë në Greqi.

Këtë herë nuk bëhej fjalë për pyetjen, nëse vendi duhet të dalë nga eurozona dhe kur, por që një dështim i Athinës mund të përbënte rrezik për sigurinë në BE. Skenari i tmerrshëm në këtë rast parashikon që paqendrueshmëria ekonomike të çojë në destabilizim politik të vendit dhe trazira në rajon. Flukset në rritje të refugjatëve drejt Evropës për shkak të luftës civile në Siri, një sulm i mundshëm i Izraelit në Iran dhe shtimi i konflikteve në Afganistan, do të ishte e pamundur të ndaleshin në kufirin grek të BE-së.

Lidhur me këtë u shpreh edhe ministri i Brendshëm grek, Evripídis Stylianídis: "Nëse nuk kuptojmë që Greqia është diga pritëse për të gjitha llojet e problemeve, që i drejtohen Evropës, nuk do të kemi mundësi ta vëmë nën kontroll situatën. Për këtë arsye Greqia duhet të mbetet e qendrueshme ekonomikisht dhe politikisht. Ndryshe kam frikë se do të na duhet të përballemi me propagandistë të fondamentalizmit islamik, me krimin e organizuar e madje edhe me terrorizmin.“

Këtij argumentimi nga Greqia iu bashkuan në Gjermani para së gjithash politikanë nga radhët e kristiandemokratëve, jo specialistë për sigurinë, por ekspertë për çështje të buxhetit apo për integrimin. Kjo të lë të kuptosh se ata duan të mbështesin kancelaren Angela Merkel, e cila përpiqet ta mbajë Greqinë në eurozonë. Por shumica e popullsisë në Gjermani aktualisht nuk është e bindur që kjo është e domosdoshme. Por per disa eksperte, nje dalje e greqise nga eurozone ehste mbi te gjithe nje problem ekonomik.
Për Christian Mölling një dalje e Greqisë ngë eurozona do te thote qe pasojat financiare do të ishin për gjithë BE-në shumë më të rënda se ndryshimet e mundshme gjeopolitike, Vendi, i cili ka rëndësi në rajon për sigurinë e NATO-s dhe BE-së, është Turqia, thotë Mölling.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat