Kryeministri grek takon kreun e Bankës Qëndrore Europiane

Ekonomi

Kryeministri grek takon kreun e Bankës Qëndrore Europiane

Më: 11 shtator 2012 Në ora: 18:59

Kryeministri grek Antonis Samaras ka siguruar BQE mbi angazhimet e qeverisë së tij në zbatimin e refromave. Gjatë takimit me kreun e Bankës Mario Draghi në Frankfurt, Samaras ka gjetur vështirësi në përpjekjet për të bindur financuesit e huaj të pranojnë një plan thelbësor për zhbllokimin e pagesës së ndihmave që do t’I mundësojnë Greqisë daljen nga kriza.
Qeveria greke dhe BQE kanë rënë dakord mbi faktin se Greqia ka bërë hapa të rëndësishme drejt rregullimit të bilancit dhe modernizimit të ekonomisë pavarësisht se mbeten sfida të vështira për tu përballuar. Kryeministri grek i shoqëruar edhe nga ministri i Financave Jannis Stournarasd dhe zëvëndës kryeministri Christos Saikouras janë takuar në selin e Eurotouëer edhe me funksionarë të tjerë të lartë. Një nga temat kryesore të këtyre takimeve ka qenë gjendja aktuale në kuadër të programit të mbështetjes ekonomike të Greqisë, rishikimi nga ana e inspektorëve të BE, BQE dhe FMN si dhe zhvillimi i sistemit bankar grek. Samaras i ka siguruar eksponentët e lartë të institutit të Frankfurtit se qeveria greke do të vijojë me reformat e nevojshme për të rifituar konkurrueshmërinë, për vendosjen mbi baza të shëndosha të ekonomisë si dhe financave të saj publike.
Për kreun e qeverisë greke vizita në selinë e BQE ishte mjaft produktive.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat