Ekonomia

Konfindustria "pro" njėsimit tė prefiksit shqiptar nga Kosova

Bota Sot | 10.09.2012 09:10
Konfindustria "pro" njësimit të prefiksit shqiptar nga Kosova

Konfindustria mbėshtet vendimin e Kuvendit dhe Qeverisė sė Kosovės pėr tė pėrdorur prefiksin ndėrkombėtar tė Shqipėrisė nė sektorin e telekomunikacionit dhe kėrkon ngritjen e njė grupi pune me ekspertė tė fushės.

Gjergj Buxhuku, Administrator i Pėrgjithshėm i Konfindustria shprehet sot nė njė deklaratė pėr median se ky vendim pėrbėn njė domosdoshmėri financiare pėr Kosovėn, pasi deri sot, pėrdorimi prej mė se 13 vjet i prefikseve tė vendeve tė treta, i ka shkaktuar ekonomisė dhe qytetarėve humbje, qė shkojnė nė qindra milion euro.
"Pėrdorimi i prefiksit tė Shqipėrisė shoqėruar me marrėveshjet respektive teknike dhe financiare mes dy vendeve do tė bėjė tė mundur qė njė pjesė e madhe e kostove tė tilla t'i kthehen ekonomisė dhe buxhetit tė Kosovės", u shpreh Buxhuku.

Konfindustria vlerėson se zbatimi i vendimit tė autoriteteve kosovare pėr njėsim tė prefiksit telefonik me Shqipėrinė pėrmban nė mėnyrė tė gėrshetuar jo vetėm vlera tė mėdha financiare, por dhe gjeostrategjike pėr rajonin e Ballkanit Perėndimor dhe mė gjerė dhe do tė ndeshet me rezistencė tė fortė tė vendeve tė prekur nė organizmat ndėrkombėtare rregullatore tė fushės.

Konfindustria shprehet se ėshtė e nevojshme qė shpejt tė krijohet grupi i punės me profesionistė vendas dhe tė huaj tė fushės sė telekomunikacionit, financės dhe juristė pėr tė vlerėsuar pėrfitimet, kostot financiare tė ekonomisė mbarėkombėtare dhe gjetjen e rrugėve ligjore pėr zbatimin e vendimit nė kushtet e tė drejtės dhe pėrgjegjėsive ndėrkombėtare tė Shqipėrisė dhe Kosovės.


Komentet

Komente | Kthehu
comments powered by Disqus